Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari

Nga A2 CNN
6 Qershor 2025, 11:19 | Kronikë

Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në

Një 25-vjeçar nga Durrësi me precedentë të mëparshëm, ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit për shpërndarje të drogave të forta.

“Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave  në doza, bazuar në informacionet e marra se një shtetas shpërndante lëndë narkotike kokainë në Kamëz dhe Valias, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit L. G., 25 vjeç, banues në Durrës”, njofton Policia.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të banesës shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale qese plastike me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, 2 armë të ftohtë(thikë dhe shkop metalik si të policisë, 1 peshore elektronike si dhe një shumë parash e përfituar nga veprimtaria kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos