Ndahet nga jeta ish-deputeti i Partisë Socialiste

Nga A2 CNN
9 Mars 2025, 20:09 | Kronikë

Ndahet nga jeta ish-deputeti i Partisë Socialiste

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare. Lajmin e bënë të ditur familjarë të tij.

Harasani, ish-drejtor i KESH dhe ish-deputet i Partisë Socialiste në dy legjislatura, prej dy vitesh vuante nga një sëmundje e pashërueshme.

NJOFTIMI NË MEDIAT SOCIALE

"Te dashur familjare e miq,

Me hidherim te thelle, njoftojme humbjen e parakohshme te njeriut tone te zemres, babait, bashkeshortit, djalit, vellait, mikut Andis Harasani. Andisi yne luftoi per jeten me forcen, besimin dhe vendosmerine qe e karakterizonte gjithmone. Ai luftoi fort për ne dhe nuk rreshti kurre së dhuruari dashuri, mbeshtetje e force. Fatkeqesisht, e humbem betejen kunder kancerit. Une, Thea dhe Henry jemi perjetesisht mirenjohes per kete rrugetim jete qe krijuam bashke. Ti do mbetesh në zemrat tona njeriu yne më i shtrenjte, me humor te pakrahasueshem, gjithë mençuri e guxim per te ecur perpara. Do na mungosh pafundesisht, dashuria jonë! Detaje per ceremonine e lamtumirse fundit do ndahen ne ditet ne vazhdim." (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos