Plagosje me thikë në Vlorë

Nga A2 CNN
9 Mars 2025, 16:17 | Kronikë

Plagosje me thikë në Vlorë

Një konflikt me sende të forta ka ndodhur pasditen e së dielës në Vlorë. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth 14:45, në një lavazh automjetesh në lagjen “Hajro Çakërri”.

Disa persona janë përplasur fizikisht e për pasojë, i plagosur me thikë ka mbetur një 20-vjeçar.

I riu ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.  Po ashtu, si pasojë e konfliktit, kanë mbetur të dëmtuar me sende të forta edhe R. Y., 30 vjeç, R. M., 19 vjeç, dhe D. I., 32 vjeç, të cilët, pasi morën ndihmën mjekësore, u shoqëruan në komisariat për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e konfliktit.

Policia bën të ditur se autori i dyshuar është identifikuar, një 25-vjeࡗar për të cilin po vijon puna për lokalizimin dhe kapjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos