Ndërron jetë në spitalin e Vlorës i burgosuri

Nga A2 CNN
16 Tetor 2024, 11:06 | Kronikë

Ndërron jetë në spitalin e Vlorës i burgosuri

Një 73-vjeçar humbi jetën sot në spitalin e Vlorës, ku ishte dërguar për ndihmë mjekësore nga burgu, ku vuante dënimin për veprën penale "Vepra të turpshme". Ngjarja ka rreth orës 09:20 dhe viktima është identifikuar si shtetasi B. Ll., banues në Vlorë.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se 73-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, por hetimet janë në vazhdim për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, shkruan A2.

“Më datë 16.10.2024, rreth orës 09:20, në spitalin e Vlorës, ka humbur jetën shtetasi B. Ll., 73 vjeç, banues në Vlorë, paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale. 73-vjeçari ishte dërguar për ndihmë mjekësore në këtë spital, nga shërbimet e IEVP Vlorë, ku vuante dënimin për veprën penale “Vepra të turpshme.”

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos