Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, asfiksohet i moshuari në Fier

Nga A2 CNN
31 Korrik 2024, 19:40 | Kronikë

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, asfiksohet i moshuari në

Një i moshuar në Fier ka ndërruar jetë tragjikisht pasi ndezi një zjarr në tokën e tij për të djegur mbeturinat. Siç bëhet e ditur, ngjarja ka ndodhur në fshatin Peshtan Bregas. 

N. C., rreth 90 vjeç, tentoi që të shuante flakët, të cilat ishin përhapur si pasojë e erës së fortë. Por për fat të keq ka përfunduar duke u asfiksuar e për pasojë ka ndërruar jetë. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos