Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjës pasi akuzohet për vrasje me paramendim.
“Komisariati i Policisë Lushnjë ekzekutoi masën e sigurisë "Arrest në burg", për shtetasin M. M., 29 vjeç, banues në Lushnjë, që ia ka caktuar Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprën penale "Vrasja me paramendim", kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative”, lexohet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)