Policia italiane ka vënë në pranga një 40-vjeçar shqiptar i cili është dënuar me 4 vite burg për vjedhje banesash me dhunë, krime këto të të kryera në provincat Luça dhe Pistoia.
Arrestimi u krye nga policia e Luças, vjen pas një hetimi të kryer disa vite më parë ndaj një grupi shqiptarësh, rumunësh dhe italianësh, të cilët kryenin vjedhje banesash.
Në një nga vjedhjet, falë ndihmës së Policisë Rrugore, anëtarët e grupit kriminal u identifikuan në Arezzo teksa po furnizonin me karburant një makinë të vjedhur në Luça, duke lejuar kështu policinë të marrë prova për një sërë vjedhjesh të kryera në këtë krahinë.
Organizata kriminale përbëhej nga 8 persona, mes të cilëve shtetas shqiptarë, shtetas rumunë dhe një italian banues në Romë. (A2 Televizion)