Ndjesë të huajve te vila e Enver Hoxhës, Sali Berisha zbulon arsyen e shkarkimit të Ilir Prodës

Nga Armand Bajrami
2 Mars 2026, 16:19 | Kronikë

Për ish-kryeministrin, Sali Berisha, Ilir Proda u largua nga detyra e kreut të Policisë së Shtetit, i shënuar nga Opozita si një armik i ligjit dhe si një bashkëpunëtor i bandave. Por sipas liderit të PD, largimi i Prodës lidhej direkt me një nga dinamikat e protestës opozitare të 28 shkurtit.

Berisha nuk shprehu dakordësi as për kreun e komanduar të Policisë, Sokol Bizhga.

Në deklaratën e dhënë pas paraqitjes së radhës në SPAK, Berisha shprehu keqardhje dhe ndjesë ndaj të huajve rezidentë në ish-vilën e diktatorit të qëlluar me bomba molotov.

Teksa zbaton masën e detyrimit të paraqitjes, prej janarit 2025, procesi në themel i dosjes “Partizani”, ku ish-kryeministri gjykohet për “korrupsion” në fazën e paraqitjes së pretendimeve fillestare të palëve.

Në seancën e 6 marsit pritet që prokurorët e SPAK të paraqesin prapësime mbi pretendimet e të pandehurve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos