Ndryshime të reja në policinë e Shtetit

Nga Igli Çelmeta
1 Korrik 2026, 11:56 | Kronikë

Ndryshime të reja në policinë e Shtetit

Ndryshime të reja janë kryer në strukturat e Policisë së Shtetit. A2 CNN mëson se Alfred Çepe është emëruar Dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë.

Feliks Hoda emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë.

Agim Troci emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Gjirokastër.

Pavlin Zhivani emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Pukë.

Ledian Kerka emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.

Vilson Sterkaj emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik.

Oltion Gjoni emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Devoll.

Vendim Imeraj emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Delvinë.

Medin Hasani emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Përmet.

Ndërkohë në komisariatin e Sarandës, i cili shihet si strukturë e rëndësishme sidomos gjatë sezonit veror, është emëruar zv.shef komisariati shef krimesh oficeri Mateo Bakalli, i cili konsiderohet nga oficerët më të talentuar dhe perspektivë në Policinë e Shtetit. Më parë ai ishte shef i agjentëve në komisariatin nr.1 ku arriti rezultate të larta.

Hita pritet të bëjë edhe ndryshime të tjera në vijim për të riergjenizuar strukturën e policisë me figura të reja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos