Vodhi marketin dhe plagosi shitësen, arrestohet 34 vjeçari në Durrës

Nga A2 CNN
26 Tetor 2024, 17:40 | Kronikë

Vodhi marketin dhe plagosi shitësen, arrestohet 34 vjeçari në

Një 34 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi nën kërcënimin e një thike tentoi të grabiste një market në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.

Rreth orës 15:30, shtetasi O.Z, është futur në një market ku pasi ka hasur kundërshtimin e një prej punonjseve, e lëndoi atë në dorë dhe tentoi të ikte me xhiron ditore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në kohë reale në adresën e dhënë dhe kanë prangosur autorin, shtetasin O. Z., 34 vjeç, banues në lagjen nr. 18 Durrës, të cilin e kanë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet për dokumentimin ligjor të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos