Në çfarë ishte i përfshirë shefi i Krimeve? Arrestohet një efektiv tjetër dhe një doganier

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2024, 20:43 | Kronikë

Në çfarë ishte i përfshirë shefi i Krimeve?

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore jep detaje të plota në lidhje me operacionin ku u arrestua Shefi i Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës, Alfred Kondi.

Sipas AMP, gjatë operacionit është arrestuar dhe tjetër punonjës policie, një doganier, 2 shtetas të tjerë, teksa një efektiv është shpallur në kërkim.

Kryekomisari Alfred Kondi së bashku me nënkomisarin Xhevit Dine dhe efektivin e shpallur në kërkim Feim Onjea akuzohen për shpërdorim detyre dhe “shpërdorim i autoritetit policor”, vepra këto të kryera në bashkëpunim.

Ndërsa doganieri Bledar Mustafaraj dyshohet për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.

Të arrestuarit e tjerë janë Ilir Muho dhe Kleodor Kazo, të cilët akuzohen për kontrabandë dhe falsifikim të vulave.

Nga hetimet u dokumentua me prova ligjore përfshirja e shtetasve në veprën penale të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm, favorizimin e shtetasve të ndryshëm në kontrabandimin e mallrave dhe organizimin e lojërave të fatit.

Gjithashtu u provua se punonjësit e policisë duke shfrytëzuar funksionin në periudha të ndryshme kanë ndikuar në lejimin e ushtrimit të aktiviteteve të paligjshme nga shtetas të ndryshëm.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos