Atentati me dy viktima në Shkodër, gjendet një makinë e djegur me armë brenda

Nga A2 CNN
30 Tetor 2024, 19:55 | Kronikë

Atentati me dy viktima në Shkodër, gjendet një makinë e

Detaje të reja kanë dalë në dritë për atentatin e ndodhur pasditen e sotme në Shkodër. A2 CNN mëson se policia e Shkodrës ka gjetur një automjet të djegur në fshatin Golem, rreth 10 minuta pasi pranë rrethrrotullimit të ish-“5 Heronjve të Vigut”, u vra Hamza Lici dhe mbeti aksidentalisht viktimë edhe kalimtarja Flutura Basha.

Automjeti që besohet të jetë tip “Land Rover”, ka pasur brenda edhe dy armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur nga vrasësit për të kryer atentatin me dy viktima, raporton A2.

Kujtojmë se në atentatin e ndodhur në lagjen Drobraç, shënjestër ishin viktima Hamza Lici dhe i plagosuri rëndë, Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit për kryebashkiak të Shkodrës për Partinë Demokratike, Xhemal Bushati.

Sakaq mbeti e vrarë kalimtarja Flutura Basha ndërsa në gjendje të rëndë ndodhet bashkëshorti i saj Bashkim Basha, shkruan A2.

Për të identifikuar dhe ndaluar vrasësit në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë, Forcat Kombëtare të Sigurisë si dhe 2 grupe të Repartit Special “RENEA” të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika të shumta kontrolli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos