Përplasje mes bandash, atentat në Shkodër, dy të vdekur dhe dy të plagosur

Nga A2 CNN
30 Tetor 2024, 19:10 | Kronikë

Dy të vdekur dhe dy të lënduar rëndë është bilanci i një atentati që tronditi Shkodrën pasditen e të mërkurës. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç.

Persona ende të pa identifikuar nga policia qëlluan ndaj makinës në të cilën gjendeshin Arlind Bushati dhe Hamza Lici, transmeton A2.

Ky i fundit, vëllai i Ibrahim Licit, ndërroi jetë në vendngjarje ndërsa makina ku udhëtonte humbi kontrollin dhe u përplas me një motoçikletë me të cilën po lëviznin një çift bashkëshortësh.

Si pasojë e përplasjes mbeti viktimë Flutura Basha ndërsa në gjendje të rëndë ndodhet bashkëshorti i saj Bashkim Basha, shkruan A2.

Në gjendje kritike është po ashtu edhe bashkudhëtari i Licit, Arlind Bushati.

Dyshohet se autorët i kanë zënë prit Hamza Licit dhe në momentit e përballjes mes dy grupeve ka patur shkëmbin zjarri, raporton A2.

Shënjestër e atentatit dyshohet të ketë qenë Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, i arrestuar prej muajit shkurt dhe i akuzuar për vrasjen e Endri Mustafës si dhe për konfliktin me fisin Bajri në Shkodër.

Nga ana tjetër rezulton se Arlind Bushati pak ditë më parë ka denoncuar në policisw është kërcënuar me armë zjarri ne pedonalen e Shkodrës.

Për të identifikuar dhe ndaluar vrasësit në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë, Forcat Kombëtare të Sigurisë si dhe 2 grupe të Repartit Special “RENEA” të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika të shumta kontrolli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos