Përmbyset makina pranë Zvirinës në Maliq

Nga Artin Halili
28 Nëntor 2024, 18:42 | Kronikë

Përmbyset makina pranë Zvirinës në Maliq

Një aksident i frikshëm është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec pranë fshatit Zvirinë.

Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur. Si pasojë e aksidentit janë shënuar dëme të shumta materiale, ndërsa drejtuesi i mjetit ka shpëtuar mrekullisht me disa të gërvishtura.

Policia mbërriti në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe sqaruar shkaqet në rast se drejtuesi mjetit ka humbur kontrollin nga shpejtësia, apo mund të ketë konsumuar alkool.

Hetimet mbi aksidentin vijojnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos