Policia e Shkodrës bën me dije se ka zbuluar një shtëpi bari në zonën e Vaut të Dejës, ku ishin kultivuar 578 fidanë të dyshuar si cannabis sativa në kubikë.
Ndërtesa e mbushur me bimë narkotike ndodhej në fshatin Dush, ndërkohë që policia kishte marrë informacione për shfrytëzimin e saj për qëllime kriminale.
Gjatë kontrollit në godinën e braktisur janë gjetur 578 fidanë kanabis sativa, 103 llamba elektrike e pajisje të tjera elektrike që shërbenin për realizmin kësaj veprimtarie kriminale.
Personat që kanë kultivuar bimët narkotike janë shpallur në kërkim, teksa u arrestua elektricisti i zonës dhe u proceduan tre pjesëtarë të grupit të punës së OSHEE-së që mbulojnë zonën. (A2 Televizion)