
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht pronarin e një lokali dhe ka shpallur në kërkim 5 persona, në lidhje me një konflikt të ndodhur në rrugën "Berisha", në ambientet e jashtme të një bar-i, raporton ACNN.
"Blutë" bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 17 prill, ku pas konfliktit fizik mes një grupi personash janë regjistruar edhe të shtëna me armë zjarri. Mbeten ende të paqarta motivi dhe rrethanat e ngjarjes.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Xh. D dhe shpallën në kërkim shtetasit R. S, R. S, F. Gj, D. D dhe R. Gj, pasi me datë 17.04.2026, dyshohet se në rrugën “Berisha” në ambientet e jashtme të lokalit të shtetasit Xh. D, ka ndodhur një konflikt mes disa shtetasve dhe njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri. Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim, dhe dokumentimin e plotë të rastit", thuhet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)