
Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori 64-vjeçar ka ndodhur sot në orën 13:30 në aksin Bicaj-Kukës.
“Rreth orës 13:30, në aksin rrugor Bicaj - Kukës, shtetasi F. B., 56 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. H., 64 vjeç, banues në fshatin Bicaj.
Si pasojë, 64 vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedural”, thuhet në njoftim.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)