All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Ngjarje e rëndë në Korçë, nënë e bijë gjenden të pajeta në banesë

Nga Artin Halili
1 Shkurt 2024, 17:09 | Kronikë
All - Paragraf - 1

Ngjarje e rëndë në Korçë, nënë e bijë

Një ngjarje e rëndë në Korçë, në lagjen 17. Nënë e bijë, Eleni dhe Ornela Vangjeli, 75 dhe 54 vjeç, gjenden pa jetë brenda banesës. Mësohet paraprakisht se dera e banesës ka qenë e mbyllur, ndërsa ka qenë zjarrfikësja që ka hapur derën duke gjetur të vdekura të dyja shtetaset në banesë.

All - Paragraf - 3

Nga informacionet e para bëhet me dije se nëna ka qenë e sëmurë dhe dyshohet se vajza ka ndërruar jetë para saj, e më pas ka ndërruar jetë edhe nëna.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, nuk ka dyshime për ngjarje kriminale pasi nuk janë konstatuar shenja dhune apo shenja të tjera.

Pritet të bëhet ekspertiza mjeko ligjore për të zbardhur plotësisht rrethanat.

All - Paragraf - 6

"Më datë 01.02.2024, rreth orës 16:42, në lagjen nr. 17, Korçë, në banesë, janë gjetur pa jetë, pa shenja dhune shtetaset E. V., 75 vjeçe dhe vajza e saj O. V., 54 vjeçe. Nga të dhënat e para, rezulton se këto shtetase nuk ju ishin përgjigjur në telefon familjarëve të tyre, prej disa ditësh.

Dera e banesës së tyre është hapur nga shërbimet e zjarrfikësve, pasi ishte e kyçur nga brenda. Paraprakisht dyshohet se këto dy shtetase mund të kenë humbur jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës së këtyre shtetaseve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos