All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

“Shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”, AMP pezullon 5 punonjës policie

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2024, 15:39 | Kronikë
All - Paragraf - 1

“Shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”,

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Fier, ka ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ndaj 5 punonjësve të policisë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

All - Paragraf - 3

Sipas AMP, është caktuar masa e  “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj shtetasit me iniciale E. H., me detyrë Komisar dhe shtetasve me iniciale D. V., V.TH., E.B., dhe F.H., më detyrë nënkomisar.

Njoftimi i plotë i AMP-së:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ndaj 5 punonjësve të policisë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i dokumenteve, si më poshtë vijon;

– Komisar E. H., me detyrë Shef Seksioni i Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Fier, me masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.

All - Paragraf - 7

– Nënkomisar D. V., me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Specialist në Seksionin e Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Durrës, me masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, aktualisht mban detyrën e Specialistit për Rendin, në Seksionin e Rendit Publik, në Komisariatin e Policisë Kukës, në DVP Kukës.

– Nënkomisar V. TH., me detyrë Specialist Shërbimi në Seksionin e Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Fier, me masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.

– Nënkomisar E. B., me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Specialist Shërbimi në Seksionin e Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Fier, me masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.

– Nënkomisar F. H., me detyrë Specialist Shërbimi në Seksionin e Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Fier, me masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Vendimi i Gjykatës erdhi në funksion të Procedimit Penal të vitit 2023, hetuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ky procedimi penal është ndjekur duke përdorur metoda të posaçme të hetimit, nga ku u dokumentua me prova se punonjësit e policisë të sipërpërmendur, gjatë kryerjes së detyrës funksionale, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin falsifikimin e praktikave për ndjekjen e procedurave të mjeteve të shpallura “Alert”, duke paraqitur fakte të rreme dhe duke mos pezulluar lejen e drejtimit të shkelësve të Kodit Rrugor. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos