Pas ngjarjes me dy të vdekur në Velipojë, një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme.
Mësohet se në zonën e "Treshit" në Tiranë, një burrë me shtetësi amerikane ka vrarë bashkëshorten dhe më pas i ka dhënë fund jetës duke varur veten brenda banesës.
Krimi brenda familjes është regjistruar në afërsi të vendit të njohur si “Ura e Institutit”, në dalje të kryeqytetit.
"Më datë 19.08.2024, në kryqëzimin e rrugës "Valbona" me rrugën "Ramazan Ceku", është vetëvarur në banesë (të marrë me qira) shtetasi amerikan M.W., 55 vjeç, dhe si pasojë ka ndërruar jetë", njofton policia.
Viktima është identifikuar nga policia si Indah Lilis Sartika Saragih, ndërsa autori është bashkëshorti i saj, Matthew James Wertz. (A2 Televizion)