Kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, i ka bërë thirrje efektivit të policisë kufitare Erion Goxharaj të vetëdorëzohet. Vocaj ishte në vendin ku efektivi plagosi me armë një qytetar dhe dha detaje për motivet dhe gjendjen e të plagosurit. Ai tha se ka komunikuar me efektivin e policisë dhe ai ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike, ndërsa i plagosuri sipas Vocajt nuk ka rrezik për jetën.
"Rreth orës 14:00, në rrugën “Tish Daija” shtetasi E.G punonjës policisë në strukturat për Migracionin në Tiranë ka plagosur një 45-vjeçar, i cili ndodhet në spital nën kujdesinë mjeteve. Policia po kryen veprimet e domosdoshme hetimore. Po punojmë për ta lokalizuar dhe kapur autorin e kësaj ngjarjeje. Mundësia me e madhe është të ketë qëlluar me armën e shërbimit, por nuk mund ta themi në këto momente. Motivet janë të dobëta. Jemi duke zhvilluar hetime. Mund të themi se autori e ka qëlluar në pjesën e poshtme të trupit, gjë që nuk tregon se ka dashur ta vrasë. Jemi duke kryer hetimet. Besoj në orët e pasdites do të kemi një komunikatë të plotëpër gjithë veprimet hetimore dhe motivet që kanë shtyrë në ktë ngjarje. Punonjësi i policisë ka qenë jashtë orarit të punës. Kam komunikuar me efektivin është në gjendje të rënduar psikologjike, po e kontaktojmë që mos të kryejë ndonjë veprim tjetër ndaj vetes. Jemi duke shpenzuar energjitë që ta kapim. I bëjmë thirrje dhe nëpërmjet medias që të dorëzohet. Siç duket nga komunikimet me mjekët i plagosuri nuk është në rrezik ekstrem për jetën”, tha Vocaj. (A2 Televizion)