Më zgjedhjet afër, drejtuesit dhe specialistet e Policisë së Shtetit kanë nisur trajnimin për detyrat e tyre funksionale gjatë procesit zgjedhor.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u bëri thirrje efektivëve që të angazhohen me profesionalizëm, të zbatojnë ligjin dhe të mos ndikohen politikisht.
Komisioneri Celibashi tha se vëmendje u duhet kushtuar fenomeneve negative, veçanërisht në ditën e zgjedhjeve.
I pranishëm në nisjen e trajnimeve në Akademinë e Sigurisë ishte edhe Ambasadori i Prezencës së OSCE-së i cili theksoi se integriteti, siguria dhe mjedisi paqësor janë të domosdoshme për të rritur besimin e zgjedhësve. (A2 Televizion)