Një ditë pasi u vetëdorëzuan në Policinë e Tiranës, motrat Antonela dhe Mariela Berisha do të përballen me Gjykatën e Tiranës për verifikimin e masës së sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tyre.
Dy motrat akuzohen për "plagosje të rëndë me dashje" ndaj modeles Klea Prenga, shkruan A2.
Ngjarja ndodhi në gusht në një restorant pranë Kodrës së Diellit në Tiranë, ku motrat sulmuan fizikisht Prengën, duke e qëlluar me shishe në fytyrë dhe shkaktuar plagë të rënda. Për Antonela Berishën gjykata ka caktuar në mungesë masën "detyrim për paraqitje", ndërsa për të motrën masën e "arrestit në burg". (A2 Televizion)