Plagoset me armë gjahu një person në Malësinë e Madhe

Nga Senad Nikshiqi
17 Tetor 2024, 10:15 | Kronikë

Plagoset me armë gjahu një person në Malësinë e Madhe

Një person është plagosur në fshatin Bratosh në Malësinë e Madhe. Shtetasi Marsel Marina 28 vjeç ka plagë të rënda në këmbë ndërkohë që ngjarja ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm.

Për shkak të terrenit të thyer malor i plagosuri është transportuar drejt spitalit rajonal të Shkodrës nga vëllai i tij ndërsa do të dërgohet drejt Tiranës në spitalin ushtarak për mjekim të specializuar për shkak të plagës së rëndë, shkruan A2.

Sipas dëshmisë të vëllait të plagosurit është shprehur se 28-vjeçari është vetëplagosur në këmbë me armë zjarri. Dyshohet se plagosja ka ndodhur me çifte. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për ta zbardhur të plotë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos