Nuk mungojnë plumbat në natën e ndërrimit të viteve, 16 të lënduar nga fishekzjarrët

Nga A2 CNN
1 Janar 2025, 12:40 | Kronikë

Nuk ka munguar edhe këtë vit tradita e të shtënave me armë në momentin endërrimit të viteve.

Për pasojë, këtë herë, një 20 vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi në mesnatë një plumb qorr ka rënë në oborrin e banesës ku ai po ndiqte spektaklin e fishekzjarrëve, duke i hyrë në këmbë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Selaudin Zorba” teksa policia ka nisur hetimet.

Ndërkohë, gjatë festimeve të natës së ndërrimeve së viteve, janë paraqitur në spital për mjekim 16 shtetas të lënduar nga lëndët piroteknike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos