Mori para për të ndikuar në një procedurë gjyqësore, GJKKO vendos për oficerin

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2024, 10:19 | Kronikë

Mori para për të ndikuar në një procedurë

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Shuip Çamin oficerin e policisë gjyqësore në policinë e Dibrës dhe detyrim paraqitje për Aldo Pucën  pasi dyshohen se i ka marrë një shtetasit A.Sh një shumë prej 3 mijë euro për ta favorizuar në një procedure gjyqësore.

Prokurorja  Dorina Bejko gjatë hetimeve ka konstatuar se personi tjetër Aldo Puca në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, i ngarkuar me hetimin e çështjes penale në ngarkim të shtetasit A.Sh., me veprimet dhe mosveprimet e tij nuk ka përmbushur në mënyrë të rregullt detyrën ligjore.

Sipas prokurorisë  Puca  duke qenë në dijeni të komunikimeve me përmbajtje korruptive, ai nuk ka kryer në kohën e duhur ndonjë veprim për referimin e tyre në prokurorinë përkatëse, por ka vepruar pothuaj dy vite më vonë.

Ndaj Shuip Cami, SPAK ka ngritur akuzën e “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë ku dënimi shkon deri në 10 vite.

E ndërsa për oficerin e prokurorisë Aldo Pucën hetuesit thonë se ai po hetohet vetëm për shpërdorim detyre me një marzh dënimi deri në 7 vite burg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos