Shpejtësia nxjerr makinën nga rruga në Berat, plagosen 3 të rinj

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2024, 09:31 | Kronikë

Shpejtësia nxjerr makinën nga rruga në Berat, plagosen 3 të

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme  në hyrje të qytetit të Beratit, në vendin e quajtur "Ura e Salillarit".

Një automjet, tip Fuoristrada, me targa AB 807 LF, ka kryer një parakalim të gabuar dhe pasi ka humbur kontrollin është përmbysur.

Forcat e policisë dhe zjarrfikësit kanë nxjerrë nga mjeti 3 të rinjtë që udhëtonin në të.

Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhen në kujdesin e mjekëve dhe gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos