Një operacion antidrogë i kryer nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka çuar në arrestimin e tre personave dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve.
Burime të sigurta për A2 CNN raportojnë se personat e përfshirë kanë qenë në përgjim dhe vëzhgim të vazhdueshëm nga ana e policisë, të dyshuar për shpërndarjen e lëndëve narkotike në qytet dhe më gjerë.
Policia nuk ka zbuluar ende detaje të hollësishme mbi sasinë e lëndës narkotike të kapur gjatë aksionit. Gjithashtu, nuk është bërë publik identiteti i të arrestuarve apo i personave në kërkim për të mos penguar hetimet.
Sipas burimeve, priten zhvillime të tjera në vijim të këtij operacioni. (A2 Televizion)