Gjykata e Posaçme ka caktuar një masë sigurie "arrest në shtëpi" në mungesë për avokatin Bardhi Koçi.
Sipas burimeve për A2 CNN bëhet me dije se Koçi dyshohet për "ushtrim të ndikimit të paligjshëm".
Po ashtu mësohet se me kërkesë të SPAK, janë miratuar edhe disa masa të tjera, si edhe disa leje kontrollesh, që janë duke u ekzekutuar.
Ndërkohë në orët në vijim priten më shumë detaje rreth këtij rasti, raporton A2 CNN. (A2 Televizion)