Policia e Shtetit dhe ajo italiane finalizuan në Shqipëri dhe në Itali, operacioni ndërkombëtar “Alba Tibus”, për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal për trafikim të lëndëve narkotike.
Në fund të këtij operacioni ranë në pranga 3 shtetas shqiptarë për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal në Itali, për trafikim të Cannabisit.
Hetimet e përbashkëta identifikuan dhe një tjetër pjesëtar të grupit, i cili aktualisht po vuan dënim në në burgun e Rrogozhinës.
Në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Alba Tibus.Al”, u vunë në pranga shtetasit A. A., 27 vjeç, K. D. alias K. Dh., 30 vjeç dhe Xh. H., 30 vjeç. Ata dhe shtetasi E. L. që aktualisht po vuan një dënim në IEVP Rrogozhinë, akuzohen në kuadër të një procedimi penal të iniciuar nga Prokuroria e Romës, se në vitin 2019, të organizuar si grup i strukturuar kriminal, kanë trafikuar në Itali (kryesisht në Romë), lëndë narkotike Cannabis Sativa. (A2 Televizion)