Policia e Tiranës nisi fazën e dytë të operacionit Tempulli, ndërsa në total u kapën mbi 1 kilogram lëndë narkotike të llojeve kokainë, heroinë, por edhe hashash.
Për shpërndarjen e drogave në afërsi të shkollave apo lokaleve të natës gjykata lëshoi 24 urdhërarreste, ndërsa sipas drejtorit të policisë Tonin Vocaj janë ekzekutuar 19 të tilla. Mes të arrestuarve është dhe një i dyshuar për vrasje në shtetin grek Armando Xheladini.
Të shpallurit në kërkim për plagosjen e avokatit Sokol Mëngjesi edhe pse kanë kaluar më shumë se 1 muaj nga ngjarja e rëndë ende nuk janë gjetur. Vocaj tha se kërkimet fillimisht u shtrinë vetëm në territorin e Tiranës me dy të arrestuar.
Për protestën e opozitës për të cilën u proceduan në gjendje të lirë 8 persona që hodhën molotovë në godinat e kryeministrisë dhe bashkisë drejtori i policisë tha se uniformat blu respektojnë ligjin për tubimet, por dhe të drejtën e qytetarëve për të protestuar. (A2 Televizion)