Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen e dytë ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goros.
Goro, në këtë çështje akuzohet për "shpërdorim të detyrës".
Më 22 mars, ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, dënohet me 2 vjet e 20 ditë burg. Goro u shpall fajtor për “shpërdorim detyre” dhe “fshehje e mosdeklarim pasurie”.
Fajtorë u shpallën edhe të pandehurit e tjerë në këtë çështje. Vezir Gjikola u dënua 2 vjet burgim, por me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj. Ndërsa Jerasimo Basho u dënua me 3 vite, por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 2 vite burg.
Gjykata gjithashtu vendosi që apartamenti i sekuestruar t’i kthehet shtetasit Gentian Sula, ndërsa sipërfaqet e tokave, 10 mijë m2, të konfiskohen e t’i kthehen shtetit. (A2 Televizion)