Aksident me pasojë 3 të plagosur në Vlorë, mes tyre një 10-vjeçare

Nga A2 CNN
29 Gusht 2024, 22:32 | Kronikë

Aksident me pasojë 3 të plagosur në Vlorë, mes tyre një

Një 20-vjeçar dhe një e mitur 10 vjeçe janë përplasur nga një motor teksa ishin duke ecur në bulevardin “Ismail Qemali” në qytetin e Vlorës.

Policia bën të ditur se drejtues i motorit ishte shtetasi me iniciale E. R., 27 vjeç, i cili po ashtu ka mbetur i plagosur, shkruan A2 CNN.

“Rreth orës 21:45, në bulevardin “Ismail Qemali”, shtetasi E. R., 27 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar dy shtetase këmbësore, konkretisht shtetasen A. R., 20 vjeçe dhe një shtetase të mitur 10 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të dëmtuar lehtë dy shtetaset së bashku me drejtuesin e motomjetit, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos