Zjarr në tokat bujqësore në Lazarat

Nga A2 CNN
29 Gusht 2024, 16:09 | Kronikë

Zjarr në tokat bujqësore në Lazarat

Një vatër zjarri ka shpërthyer pasditen e së enjtes në tokat bujqësore në Lazarat. Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë shkuar dy zjarrfikëse, të cilat janë duke punuar për lokalizimin e flakëve që të mos përhapet më tej, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, policia po punon për zbulimin e personit që mund të ketë ndezur zjarrin, i cili dyshohet të jetë pronari i një parcele toke në atë zonë.

Zona e Gjirokastrës ka qenë një nga më të goditurat nga zjarri gjatë verës, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa dëmet kanë qenë të mëdha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos