Pas “vizitës” në SPAK, Berisha flet për pasuesin e Dumanit dhe videon “Meta-Prifti”

Nga Armand Bajrami
1 Dhjetor 2025, 15:13 | Kronikë

Të hënën e parë të dhjetorit, që përkoi edhe me ditën e protestës së radhës së PD para kryeministrisë, ish-kryeministri Sali Berisha zgjodhi t’i shtrëngonte dorën çdo mbështetësi që e priti para SPAK.  Efekt Si në çdo dalje tjetër nga SPAK, Berisha nuk kurseu etiketimet ndaj drejtuesit në ikje të SPAK, Altin Dumani, por tregoi si e dëshiron pasuesin e tij. 

Mbi kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për të dhënë shpjegime në SPAK për “21 janarin”, Berisha tha se nuk kishte dijeni për dëshminë e mundshme. Me tej ish-kryeministri nënvizoi se gjenerator i ngjarjes ishte videopërgjimi, sipas tij i falsifikuar, “Meta-Prifti”.

Seanca e radhës në themel e dosjes “Partizani” në të cilën ish-kryeministri Berisha gjykohet për “korrupsion” pritet të zhvillohet në 10dhjetor, ndërsa një javë më vonë, Kushtetuesja do të shqyrtojë ankimin e tij kundër vendimin që e izoloi për 11 muaj në arrest shtëpie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos