SPAK shtyn deri të martën, më 24 qershor afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të BKH.
Shkak është bërë mosdorëzimi i rregullt i dokumentacionit për fazën e parë të 11 kandidatëve nga 13 në total, shkruan A2 CNN.
Vetëm 2 prej tyre rezulton se kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin e duhur. Ndër emrat më të njohur që synojnë kreun e Byrosë Kombëtare të hetimet janë ish-kryepolicët Haki Çako dhe Gledis Nano, zv/drejtori aktual i BKH, Joni Keta dhe prokurori Andi Pogaçe. (A2 Televizion)