Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë rrugore, duke vënë në fokus mjetet që, përmes modifikimeve të paligjshme, krijojnë zhurma të larta dhe shqetësojnë komunitetin.
Gjatë kontrolleve të zhvilluara në disa zona të kryeqytetit janë konstatuar një sërë shkeljesh nga drejtues mjetesh që kryenin manovra të rrezikshme apo shkelje të tjera që cenojnë qetësinë dhe sigurinë në trafik, shkruan A2 CNN.
Bilanci i kontrolleve:
23 motomjete të bllokuara
12 automjete të bllokuara
Gjoba që shkojnë deri dhe mbi 1 milion lekë
Në një video të publikuar nga policia shfaqet një motor teksa bën veprime të rrezikshme në rrugë, duke lëvizur për dhjetëra metra me një rrotë. (A2 Televizion)