Përfshihet nga flakët banesa me 5 anëtarë në Pogradec

Nga Artin Halili
12 Janar 2024, 20:18 | Kronikë

Përfshihet nga flakët banesa me 5 anëtarë në Pogradec

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Leshnicë të Pogradecit. Zjarri ka rënë në banesën e Hamdi Alinj. Gjatë kohës që ka rënë zjarri në banesë kanë qenë 5 persona mes tyre dhe një fëmijë, të cilët kanë arritur të dalin në kohë pa u lënduar.

Sipas banorëve të fshatit, familja Alinj është "në një situatë të vështirë ekonomike dhe jetojnë me pak pension dhe bujqësi, ndërsa kanë vetëm një djalë që punon si punëtor lavazhoje".

Dëmet në banesë kanë qenë të mëdha, por fatmirësisht pa të lënduar. Në vendngjarje është policia që po heton shkaqet e zjarrit, ndërsa nesër priten edhe specialistët e emergjencave për të bërë vlerësimin e dëmeve dhe për të ndihmuar familjen në riparimin e banesës.

Pogradec/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Leshnicë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. A. Si pasojë, nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos