Një kamion është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje në Bypass-in e Fierit, mesditën e kësaj të hëne.
Kamioni që ka marrë flakë ndodhet shumë pranë Spitalit “Memorial”, shkruan A2.
Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
"Rreth orës 15:00, në aksin rrugor "Fier-Vlorë", ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip kamion me drejtues shtetas E. H., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale", njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. (A2 Televizion)