All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Ish-zv.kryeministri në arrati, Apeli i Posaçëm nuk liron nga sekuestroja një llogari të Ahmetajt

Nga Armand Bajrami
29 Tetor 2023, 08:08 | Kronikë
All - Paragraf - 1

Ish-zv.kryeministri në arrati, Apeli i Posaçëm nuk liron nga

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi këtë të shtunë të rrëzojë ankimin e bërë nga ish-zv.kryeministri në arrati, Arben Ahmetaj, kundër sekuestrimit të një llogarie bankare të tij. 

All - Paragraf - 3

Sekuestrimi i llogarisë u kundërshtua nga Ahmetaj, me pretendimin se ishte një llogari rrjedhëse, përmes së cilës paguante detyrime financiare për fëmijët pas zgjidhjes së martesës. Në Apel Ahmetaj është refuzuar edhe për pasuritë e tjera të sekuestruara.

Ish-zv. kryeministri, Arben Ahmetaj po hetohet në mungesë nga SPAK për akuzën e “korrupsionit”, “deklarimit të rremë të pasurisë” dhe “pastrim të parave”. Hetimi ndaj tij nisi si bashkim i një fraksionit të hetimit të inceneratorit të Elbasanit, si edhe një kallëzimi në SPAK për “pastrim parash” e “fshehje pasurie”.

Aktualisht Ahmetaj është i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi u largua nga vendi para caktimit të një mase sigurisë “arrest në burg” ndaj tij. Nga ana tjetër, SPAK ka ngritur dyshime për “shpërdorim detyre” nga Ahmetaj si ish-ministër i Financave gjatë privatizimit të ish-ndërmarrjes shtetërore “Fabrika e bukës” në Tiranë.   (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos