Përhapi informacione se kryebashkiaku i Gjirokastrës dhe punonjësit ishin me HIV/AIDS, procedohet penalisht 33-vjeçari

Nga A2 CNN
20 Prill 2026, 19:32 | Kronikë

Përhapi informacione se kryebashkiaku i Gjirokastrës dhe

Policia ka proceduar penalisht 33-vjeçarin Emin Kokalari në lidhje me informacionet ku pretendonte se kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi dhe punonjës të bashkisë ishin infektuar me HIV/AIDS.

Sipas "bluve" Kokalari po hetohet për përhapje informacionesh të rreme në rrjetet sociale, që kanë shkaktuar panik te qytetarët. Pretendimet janë përgënjeshtruar zyrtarisht nga Bashkia e Gjirokastrës dhe kryebashkiaku Golemi. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua celulari i 33-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos