Përleshje në gjimnazin e Tepelenës, 2 të rinjtë “grushtohen” me nxënësit

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2024, 13:24 | Kronikë

Përleshje në gjimnazin e Tepelenës, 2 të rinjtë

Një tjetër ngjarje e rëndë pranë një shkolle është regjistruar së fundmi në gjimnazin e qytetit të Tepelenës.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, dy të rinj 20 dhe 22 vjeç janë përleshur me grushte për motive të dobëta me 4 nxënës të kësaj shkolle.

Policia ka proceduar penalisht dy të rinjtë Sh. Zh., 22 vjeç dhe A. D., 20 vjeç, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos