Përmbyset kamioni në Palasë, plagosen 3 persona

Nga Edi Ruçi
31 Janar 2026, 12:51 | Kronikë

Përmbyset kamioni në Palasë, plagosen 3 persona

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mesditën e të shtunës në Palasë, shkruan A2 CNN.

Një automjet i tonazhit të rëndë është përmbysur në rrugë. Si pasojë, 3 persona që kanë qenë brenda tij kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se dy prej tyre janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ndërsa i treti ka pësuar dëmtime të lehta. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos