Përpiloi dokumente të parregullta për pronën e tij, procedohet topografi në Gjirokastër

Nga A2 CNN
18 Janar 2024, 10:57 | Kronikë

Përpiloi dokumente të parregullta për pronën e tij,

Një topograf në Gjirokastër është proceduar në gjendje të lirë, pasi ka përpiluar dokumente të parregullta për pronën e tij. Procedimi ndaj tij nisi pas kallëzimit të një tjetër shtetasi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. J., 58 vjeç, banues në Gjirokastër, me profesion topograf, pasi ka kallëzuar shtetasi I. N., se shtetasi 58-vjeçari i ka përpiluar dokumente të parregullta për pronën e tij”.      

Ndërkaq një tjetër 57-vjeçar nga Gjirokastra është proceduar për përndjekjeje ndaj një 40-vjeçareje, përmes telefonit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Sh., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka shqetësuar në mënyrë të vazhdueshme një 40-vjeçare, nëpërmjet telefonit”, thuhet në njoftim.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos