Ahmetaj në SPAK, shtyhet për më 2 shkurt seanca për ish-fabrikën e bukës

Nga A2 CNN
18 Janar 2024, 09:33 | Kronikë
 

Seanca në SPAK për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, lidhur me shitjen e ish-fabirkës së bukës, është shtyrë për më 2 shkurt. Sipas avokatit Henrik Ligori, kërkesa për gjykim ndaj Ahmetajt duhet konsiderohet e pavlefshme dhe të kthehen aktet për hetim Spak. Mbrojtësi tha që SPAK ishte i paqartë në qëndrimin e tij.

Ahmetaj gjithashtu po hetohet për 3 vepra penale lidhur me aferën e inceneratorëve dhe për të cilat ka një masë sigurie arrest në burg.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, në kohën kur mbante postin e ministrit të Financave, Ahmetaj ka shpërdoruar detyrën duke kryer parregullsi në këtë proces dhe duka ia shitur fabrikën një biznesmeni, edhe pse shteti shqiptar ia kishte njohur më parë truallin ish-pronarëve.

Sipas SPAK, nga ky veprim i Ahmetajt, buxhetit të shtetit i është shkaktuar dëm prej 7 miliardë lekësh.

Vetë Ahmetaj ka reaguar disa herë nga arratia për çështjen e inceneratorëve dhe të ish-fabrikës së bukës, duke pretenduar pafajësi dhe duke e cilësuar si tragjikomike akuzën e SPAK. Ahmetaj thotë se ka mbrojtur interesat e shtetit shqiptar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos