Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në afërsi të fshatit Panaja, në qarkun e Vlorës.
Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë tre automjete, dhe si pasojë një person ka pësuar lëndime, shkruan A2.
Ai është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen shkaqet e plota të aksidentit, por policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe për të zbatuar procedurat e nevojshme. (A2 Televizion)