Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Dritan Hoxha” në kryeqytet. Policia njofton se 6 automjete janë përfshirë në një përplasje në vendin e quajtur “Semafori i Laprakës”, rreth orës 19:30.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në automjetin e policisë shtetasit E. Gj dhe E. J si dhe drejtuesi i automjetit taksi shtetasi A. M, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)