I akuzuar për trafik droge në Itali, arrestohet në Dibër 40-vjeçari

Nga A2 CNN
28 Qershor 2025, 11:24 | Kronikë

I akuzuar për trafik droge në Itali, arrestohet në Dibër

Një 40-vjeçar është arrestuar nga Policia e Dibrës me qëllim ekstradimin drejt Italisë. 

Emrulla Tomja alias Emrulla Elezi, akuzohet se ka trafikuar në Itali lëndë narkotike, shkruan A2.

“Gjatë operacionit “Operacionalja 50”, si rezultat i koordinimit të punës, nëpërmjet rrjetit ENFAST, me Policinë italiane, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale kapi në Dibër, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. T. alias E. E., 40 vjeç. Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, për të cilën Kodi Penal italian parashikon dënim mbi 4 vjet burgim", lexohet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos