Përplasen dy automjete në Tushemisht

Nga Artin Halili
28 Qershor 2025, 21:06 | Kronikë

Përplasen dy automjete në Tushemisht

Aksident në rrugën që të çon drejt fshatit Tushemisht. Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar 3 persona, të cilët janë pasagjerë dhe po transportohen drejt spitalit të Pogradecit.

Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave ndërsa priten informacione për gjendjen shëndetësore të të lënduarve.

Pogradec/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Pogradec–Tushemisht, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L. D., është përplasur me automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin E. H.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe dy pasagjerë që udhëtonin në këto automjete.

Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos