Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik mesditën e së premtes në vendin e quajtur "Qafa e Koshovicës", në Fier.
“Rreth orës 11:40, në vendin e quajtur "Qafa e Koshovicës", automjeti me drejtues shtetasin E. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. F.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar lehtë dy pasagjere, shtetaset F. H. dhe Sh. H., të cilat kanë shkuar në spital për kryerjen e ekzaminimeve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia. (A2 Televizion)